Moderatorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj është duke shkëlqyer në spektaklin e vallëzimit, “Dance With Me” që po mbahet në Shqipëri.
Përveç performancës bravoroze që po e shfaq, ajo sot ka mahnitur edhe me dukjen, ku spikat fustani unik i dizajnuar nga Tahir Gashani, një prej stilistëve më të mirë në trojet shqiptare, Tahir Gashani.

Në natën e 9-të, Arbnora ka tërhequr të gjithë të pranishmit me dukjen e saj që lë pa fjalë e sidomos me fustanin që po shkëlqen në trupin e saj, transmeton Telenews.al
Për të parë videon, klikoni KËTU.

Të kujtojmë se ditë parë edhe njëri nga artistët e mëdhenj shqiptar, Ermal Mamaqi e komplimentoi veçanërisht, Arbnorën sidomos për veshjet e saj në puntatat e spektaklit, derisa ajo nuk hezitoi që meritat t’ja jap stilistit të saj, Gashanit.
/Telenews.al/

