Telenews

Reagon drejtoria e ShSKUK-së, Klinika e ORL-së, ka 13 mjekë, nuk rrezikon mbylljen

reagon-drejtoria-e-shskuk-se,-klinika-e-orl-se,-ka-13-mjeke,-nuk-rrezikon-mbylljen

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se, është në vazhdën e përpjekjeve për të mbështetur shërbimet shëndetësore përmes shkollimit specialistik të mjekëve të rinj dhe investimit në aparatura dhe materiale të tjera.  Po ashtu, tashmë ka dhe një plan e aktivitet të shtuar për të reduktuar listat e pritjes në klinika për qytetarët tanë që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Në klinikën e Otorinolaringologjisë janë të angazhuar 13 mjekë specialistë, e 2 të tjerë janë në proces të rekrutimit, të cilët arrijnë me shumë profesionalizëm të mbështesin nevojat e klinikës. Shtuar këtu që përmes shkollimit specialistik, vetëm klinikës së ORL do të i shtohen edhe 12 specialistë të tjerë pas përfundimit të specializimit. Njoftimet e shpeshta në platformat e informimit publik për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga vendi apo nga sistemi publik me gjithë mirëkuptimin për misionin që kanë profesionistët e informimit, është duke krijuar brenga tek qytetarët dhe jo rrallë çorientim. Në respekt të punës së profesionistëve shëndetësorë, qytetarëve anëkënd vendit që marrin- informohen nga mjetet e informimit, ju lutemi që të na drejtoheni për verifikimin e të dhënave që keni për klinikat e stafin.   Kjo për arsyen e vetme të mbrojtjes së interesit publik dhe shëndetit të qytetarëve”, thuhet nw njoftimin e ShSKUK-së

Të ngajshme

IKSHPK: Në javën e fundit shtatë raste të reja me fruth

Yllka Gashi

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi