Telenews

Bora shkon deri në një metër e gjysmë në SHBA (VIDEO)

Bora ka goditur papritmas SHBA-në, me sasinë e borëës në Nju Jork që shkoi deri në një metër e gjysmë, duke mbyllur rrugët dhe duke anuluar fluturimet fundjavën para festës së Falenderimeve.

Ndërsa reshjet e borës u intensifikuan, dy banorë të qarkut vdiqën nga komplikimet kardiake të lidhura me lopatat dhe përpjekjet për të pastruar terrenin.

“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rëndë dhe e rrezikshme”, tha Poloncarz.

Sinoptikanët dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese për jetën e kësaj stuhie bore, e cila ka potencial të jetë historike edhe për rajonin e Buffalos, ku bora e madhe është normë gjatë muajve të dimrit.

Reshjet e forta të borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës me periudha të pakta lehtësimi, raporton CNN.

Të ngajshme

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj

Zbulohet arsyeja pse Rama iu ul në gjunjë kryeministres së Italisë

Valjeta Turkaj