Telenews

Reagon Vlora Çitaku: Po kërkoni motiv për vrasjen?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes tronditëse mëngjesin e sotëm në Prishtinë ku një burrë po dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë.

Ajo tha se s’ka motiv  që e arsyeton këtë çmenduri, duke thënë se kjo ngjarje është një “dhimbje pa fund”.

“Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sëpatë nga bashkëshorti i saj. Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!! Nuk ka motiv që e shpjegon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund”, ka shkruar ajo.

Një 70-vjeçar po dyshohet se e ka vrarë me sëpatë gruan e tij të moshës 63-vjeçare. I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, derisa Prokuroria ka paralajmëruar se do të bëjë kërkesë për paraburgim.

Të ngajshme

Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Yllka Gashi

Vdes babai i Messit

Yllka Gashi

Kurti: Për bashkëpunim, jam i gatshëm ta paguaj edhe çmimin e vezëve

Yllka Gashi