Telenews

Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha Plana.

Të ngajshme

Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë

Yllka Gashi

IKD: Pas tejkalimit të afatit, çdo hap tjetër kërkon verdikt kushtetues

Yllka Gashi

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Yllka Gashi