Telenews

VIDEO| Tentoi të rikrijonte skenën e “Titanic-ut”, bie në det teksa po i propozonte të dashurës

video|-tentoi-te-rikrijonte-skenen-e-“titanic-ut”,-bie-ne-det-teksa-po-i-propozonte-te-dashures

Një nga momentet më magjike në jetën e një vajze sigurisht që është propozimi për martesë.

Por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Kjo ka ndodhur me një djalë i cili kishte përgatitur një surprizë për t’i propozuar të dashurës së tij.

Ai e kishte çuar të dashurën në një varkë në përpjekje për të rikrijuar skenën e Titaniku-t.

Ai duket në video teksa ulet në gjunjë dhe bëhet gati për t’i propozuar.

Momenti kulminant i propozimit shkon keq pasi në këtë moment atij i bie unaza në det e në përpjekje për ta kapur bie dhe vetë.

Megjithatë fatmirësisht unaza ndodhej në kuti dhe kjo e ndihmoi atë të mos zhytej, ndërsa djaloshi u rikthye sërish në varkë, për të përfunduar atë që kishte nisur.

Epo pavarësisht gjithçkaje, duket se jo gjithmonë planet e bukura shkojnë mirë, megjithatë për ta edhe ky moment do të jetë një kujtim i bukur./CNN

VIDEO;

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj