Tri herë fituesi i Botërorit i ka falënderuar të gjithë njerëzit për mesazhet që ka marrë, edhe nga Katari
Pavarësisht shqetësimet që ka pasur për shëndetin e Peles dhe dërgimin e tij në spital të martën, futbollisti që konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave i ka siguruar përcjellësit e tij, duke thënë se kjo ishte vetëm një vizitë rutinë. Ai e bëri këtë pasi që ju bë një nderim i veçantë në Botërorin e Katari 2022.
Pse shkoi Pele në spital?
Ishet e marta kur u bë e njohur që Edson Arantes do Nascimento “Pele” ka vizituar një spital në Sao Paulo, për ta rivlerësuar trajtimin e tij kundër kancerit, dhe këtë të enjte ish futbollisti ka publikuar vetë një mesazh në rrjetet sociale ku qartëson gjendjen e tij.
“Miq, jam në spital për vizitat e mija mujore. Është gjithmonë mirë kur marim mesazhe pozitive si këto. Faleminderit Katarit për nderimin dhe të gjithë atyre që me japin mesazhe pozitive”, tha 82 vjeçari brazilian në llogarinë e tij të Instagramit.
Ky nderim, të cilit i referohet Pele, është urimi që ai të bëhet mirë që u shfaq në Katar, nikoqirit të Botërorit. Imazhi i tij u paraqit në rrokaqiejt e qytetit në të cilat shkruante, “Shërim të shpejt”.
Tite dhe Brazil do ia dedikojnë ndeshjen kundër Kamerunit, Peles
Kombëtarja e Brazilit do të luajë ndeshjen e tretë të Botërorit sonte kundër Kamerunit, një ndeshje që ata do ia dedikojnë Peles ka thënë trajneri i tyre Tite.
“Të gjithë ne dëshirojmë që Pele të këtë shëndet të mirë, përfaqësuesit më të madh, jashtëtokësorit i cili ishte tokësor. Shëndet të mirë, solidaritet i të gjithë neve me të”, tha Tite në konferencën e fundit para ndeshjes.
Raporti mjekësor dhe gjendja shëndetësore e Peles
Pele është pranuar në spitalin Albert Einstein, në një gjendje stabile klinike, të cilën e ka konfirmuar raporti mjekësorë.
“Edson Arantes do Nascimento është pranuar më 29 nëntor në spitalin Albert Einstein Israelite për rivlerësim për kimioterapinë kundër tumorit në zorrën e trashë që i është shfaqur në shtator të vitit 2021. Pas ekzaminimit mjekësor, pacienti u transferuar në repartin përkatës pa pasur nevojë të shtrohet në kujdes intensiv. Ish futbollisti është në shëndet më të mirë dhe në gjendje stabile klinike”, thuhet në raport.

