Telenews

​Mijëra foka gjenden të ngordhura në bregdetin Kaspik

​mijera-foka-gjenden-te-ngordhura-ne-bregdetin-kaspik

Rreth 2,500 foka janë gjetur të ngordhura në bregdetin Kaspik të Rusisë.

Fokat kaspike, të vetmit gjitarë të gjetur në Detin Kaspik, janë klasifikuar si të rrezikuar në listën e kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) që nga viti 2008, shkruajnë mediat e huaja, përcjell KosovaPress.

Fokat u shpërndanë në bregun rus të Dagestanit, përgjatë Detit Kaspik.

Ministria e Burimeve Natyrore të Dagestanit tha se kafshët kishin ngordhur nga “faktorët natyrorë” dhe paralajmëroi se numri i fokave të ngordhura ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Duke gjykuar nga pamja e tyre, fokat ngordhën rreth dy javë më parë dhe nuk kishte “asnjë shenjë vdekjeje të dhunshme, asnjë mbetje rrjetash peshkimi”, tha Ministria.

Sipas RIA, inspektorët po patrullonin vijën bregdetare në kërkim të fokave të tjera të ngordhura. Ndërkohë, specialistë të Qendrës Mjedisore Kaspiane po analizonin mostrat e fokave të ngordhura për të identifikuar shkakun e vdekjes.

Të ngajshme

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj

Kryeministri i Kanadasë: Nuk synojmë anëtarësimin në BE dhe s’heqim dorë nga sovraniteti

Yllka Gashi