Telenews

Voziti nën ndikimin e alkoolit, i merret leja për 1 vit e gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës gjatë një pike kontrolli të automjeteve në fshatin Topanicë në Kamenicë ka ndaluar një automjet, ku drejtuesi ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit i është marrë patentë shoferi për një vit.

Sipas policisë, të dyshuarit, pasi i është bërë alkootesti, është vërtetuar se i njëjti ishte duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, 1.65 promila.

“Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Klankosova.tv.

Të ngajshme

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi

OVL UÇK thërret konferencë për nesër, këto janë temat që do të diskutohen

Yllka Gashi