Telenews

Ministri britanik i mbrojtjes “i hapur” për dërgimin e armëve me rreze më të gjatë në Ukrainë

ministri-britanik-i-mbrojtjes-“i-hapur”-per-dergimin-e-armeve-me-rreze-me-te-gjate-ne-ukraine

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha sot se ai do të pranonte mundësinë e furnizimit të Ukrainës me sisteme të armëve britanike me rreze më të gjatë veprimi, nëse Rusia vazhdon të synojë zonat civile.

“Ne kemi sisteme armësh me rreze më të gjatë dhe nëse rusët vazhdojnë të synojnë objektiva civile dhe shkelin dispozitat e Konventës së Gjenevës, unë do të jem i hapur për të shqyrtuar hapat tanë të ardhshëm”, tha Wallace.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve “kamikaze” për të goditur objektet e infrastrukturës energjetike dhe objektivat e tjera civile.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, Britania e Madhe ka dhënë 3.8 miliardë funte në mbështetje të Ukrainës, duke përfshirë trajnimin ushtarak, furnizimet me armë dhe ndihmën humanitare.

Të ngajshme

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj