Zjarrfikësit në Sicili gjetën trupin e kapitenit të Forcave Ajrore Fabio Antonio Altruda gjatë natës pasi Eurofighter me të cilin po fluturonte u rrëzua të martën.
Avioni u rrëzua për arsye ende të panjohura kur Altruda po kthehej në bazën Trapani Birgi pas një misioni stërvitor.
Trupi i tij u gjet në zonën e Locogrande, pranë Marsala. Kryeministrja Giorgia Meloni tha në një deklaratë se lajmi për vdekjen e Altrudës “na mbush me trishtim”. /ANSA

