Telenews

Majk tha se Dafina nuk krahasohet me të, reagon këngëtarja

majk-tha-se-dafina-nuk-krahasohet-me-te,-reagon-kengetarja

Në mbrëmjen e fundit të emisionit “Zemër Luana”, Majk ishte njëri nga artistët e ftuar.

Reperi mes tjerash u bë pjesë e lojës “paintball” ku duhej të qëllonte fotot e kolegëve të tij artistë.

Teksa i është bërë pyetja, se cilin prej atyre në tabelë nuk do e krahasonte me veten e tij, Majk ka qëlluar Dafinën, duke e justifikuar se ajo është femër, kështu që nuk mund të krahasohet me Majk.

Por theksojmë se në tabelë kanë qenë dhe vajza të tjera, si Era Istrefi apo Tayna. Megjithatë ai për këtë pyetje zgjodhi Dafinën.

Një postim i kësaj të fundit u mor si përgjigje për Majk. Ndonëse nuk ka permend emrin e tij kanë qenë fansat që janë shprehur të bindur se kjo ishte një reagim ndaj reperit.

“Unë nuk po frikësohem, ti je i frikësuar. Ka një ndryshim. Unë nuk jam e keqe, as agresive, jam e sinqertë dhe këmbëngulëse dhe kjo të bën mos të ndihesh rehat. Dhe nuk jam UNë që të bën mos të ndihesh rehat, por prezenca ime sfidon rehatin tënd. Nuk do jem më ‘pak’ që ti te ndihesh më mirë me veten tënde”, shkruante në postimin e Dafinës.

 

Të ngajshme

Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e famshëm amerikan –

KushtrimGuraj

Kjo është kënga që Dolly Parton zgjodhi dikur për funeralin e saj

Yllka Gashi

Martohet bija e Jasharajve, Feride Jashari kurorëzon dashurinë me Orges Racaj

KushtrimGuraj