Ikona e muzikës country, e cila u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, tregoi më shumë se një dekadë më parë që dëshironte një këngë specifike për funeralin e saj.
Bëhet fjalë për “If We Never Meet Again”, një këngë e vjetër fetare që flet për idenë se, edhe nëse njerëzit nuk takohen më në këtë jetë, do të ribashkohen “në anën tjetër”.
Në një intervistë për Entertainment Weekly në vitin 2014, Dolly shpjegoi se zgjedhja ishte thellësisht personale.
“Ajo ishte kënga e preferuar e babait tim”, tha ajo. “E kënduam në funeralin e tij dhe do të doja që të këndohej edhe në timin.”
E njohur edhe si “This Side of Heaven”, një këngë me tekst të Albert E. Brumley në vitin 1945, gjatë viteve, është interpretuar nga shumë artistë dhe grupe gospel (zhanër muzikor fetar i krishterë që u zhvillua kryesisht në SHBA), mes tyre edhe vetë Dolly Parton.
Sipas familjes, Parton do të prehet pranë bashkëshortit të saj, Carl Dean, në Nashville. Të dytë ishin të martuar për gati 60 vjet, deri në vdekjen e Dean në vitin 2025.
Edhe ceremonia do të jetë në përputhje me çfarë Dolly kishte kërkuar: një funeral i vogël dhe privat, vetëm për familjen e ngushtë.
Për momentin nuk është njoftuar ndonjë ceremoni publike përkujtimore, megjithëse, duke pasur parasysh ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë dhe numrin e artistëve me të cilët bashkëpunoi e krijoi miqësi ndër dekada, pritet që homazhet për të të vazhdojnë.

