Telenews

Basketboll / Prishtina sot për fitoren e parë të stinorit në garat evropiane

Skuadra kosovare, Sigal Prishtina sonte e zhvillon duelin e radhës në ligën ndërkombëtare të basketbollit, ENBL League.

Bardhekaltërit dje kanë udhëtuar drejt Polonisë ku do të ndeshen me skuadrën nga ky shtet, Zielona Gora.

Në dy xhirot e para, ekipi polak kishte arritur 1 fitore e 1 humbje, gjersa prishtinasit kishin pësuar nga dy takimet dhe sonte kërkojnë fitoren e parë.

Sfida nis nga ora 18:30 dhe për transmetimin e saj ju njoftojmë më vonë.

Në Poloni, Zielona Gora aktualisht pozicionohet në vendin e 5-të me 7 fitore e 6 humbje, derisa Prishtina në Kosovë renditet e 2-ta me 10 fitore e 4 humbje.

Të ngajshme

Portugalia kërkon paqe me Ronaldon, planifikohet takimi për rikthimin e raporteve –

KushtrimGuraj

Manchester City apelon vendimin: “Klubi është i pafajshëm”

Rrezarta Ramaj

Man Utd rrit interesimin për Balden, e dëshiron në janar

Rrezarta Ramaj