Telenews

BE dënoi vendimin e talebanëve për të ndaluar arsimin e lartë për gratë

be-denoi-vendimin-e-talebaneve-per-te-ndaluar-arsimin-e-larte-per-grate

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell tha se Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e talebanëve për të ndaluar arsimin e lartë për gratë në Afganistan.

“Është një lëvizje unike në botë, e cila shkel të drejtat dhe aspiratat e afganëve dhe vendi i tyre i privon gratë nga kontributi i tyre në shoqëri”, shkroi Borrell në Twitter.

“Persekutimi gjinor është një krim kundër njerëzimit”, shtoi zyrtari i BE-së.

Ministria e Arsimit e autoriteteve talebane njoftoi dje se qasja e grave në universitete do të pezullohet deri në një njoftim të dytë.

Në një direktivë të ministrisë së talebanëve për institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, urdhërohet që menjëherë të pezullohet qasja e grave në universitete në përputhje me vendimin e qeverisë.

Të ngajshme

Trump mbledh gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, arrihen tri marrëveshje

Yllka Gashi

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi