Telenews

Rama nuk i shpëton trendit të TikTokut, këndon “Bella Ciao”

rama-nuk-i-shpeton-trendit-te-tiktokut,-kendon-“bella-ciao”

Sikurse edhe për shumë nga figurat publike, TikToku, është kthyer një rrjet social i preferuar edhe për politikanët shqiptarë.

Tashmë kemi parë video të ndryshme të tyre, përfshirë këtu edhe ish-presidentin Ilir Meta si dhe gruan e tij, Monika Kryemadhin.

Megjithatë, këtij trendi nuk i ka shpëtuar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Së fundmi, Rama është bërë viral me një video në TikTok ku shfaqet duke kënduar hitin “Bella Ciao” përkrah një grupi muzikor.

Përveç kësaj, Edi shpesh është komentuar në media për paraqitjet dhe veshjet interesante në publik.

I njëjti edhe më parë ka komentuar apo ka dhënë vlerësimin e tij për këngët që janë kthyer në hit.

Gjatë vitit të kaluar, Rama kishte postuar një video në Instagram duke dëgjuar këngën “Diell” të Fifit, me të cilën u fiksuan të gjithë.

@ediramatiktok♬ original sound – EdiRamaTikTok

Të ngajshme

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 14 shtator

Rrezarta Ramaj