Telenews

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e legjendës Pele

Legjenda braziliane Pele nuk i ka punët aspak mirë me shëndetin.

Tri herë kampioni i botës është shtrirë në spital pasi mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në orët e fundit.

82 vjeçari është duke u trajtuar nga kanceri në spitalin “Albert Einstein Hospital” në San Paulo.

Pele, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë në histori, është shtruar në spital që nga 29 nëntori, ndërsa është duke iu nënshtruar tretmanëve të kimioterapisë.

Ai e kishte bërë një intervenim kirurgjik në shtator të vitit 2021 për ta hequr tumorin në zorrën e trashë.

E tash, kanceri i është rishfaqur dhe fatkeqësisht doktorët thonë se ai po bën “përparim” në trupin e ish-futbollistit brazilian.

Ndër të tjera, doktorët e kanë diagnostifikuar Pelen me infeksion respirator, derisa qe një kohë ai ka probleme edhe me zemrën.

Kely Nascimento, njëra prej vajzave të tij, ka thënë se Pele do të qëndrojë në spital për festat e Krishtlindjeve pasi nuk janë krijuar ende kushtet shëndetësore për të dalë nga spitali.

Të ngajshme

Vetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord me ekipin e Pochettinos

Rrezarta Ramaj

Shifra marramendëse, zbulohet paga vjetore e Zhegrovës te Juventusi –

KushtrimGuraj

Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Yllka Gashi