Telenews

Basketboll / Një basketbollist i ri amerikan te Prishtina

Sigal Prishtina ka përforcuar radhët e veta me një basketbollist të ri të huaj.

Bëhet fjalë për amerikanin Both Gach, 23 vjeçar, i cili luan në pozitat 2/3.

Gach vjen në kryeqytetin e Kosovës nga liga e kolegjeve amerikane, NCAA1, përkatësisht nga kolegji i Utah Utes me të cilët në sezonin e kaluar, ka pasur mesatare prej 8.7 pikëve, 2.5 kërcimeve dhe 2.2 asistesh për ndeshje.

Gach te Prishtina vjen pas 3 viteve të kaluara te kolegji i Utah Utes e një sezon e ka kaluar me kolegjin tjetër, Minnesota Golden Gophers.

Me ardhjen e këtij lojtar, Prishtina ka katër basketbollistë nga SHBA-të në përbërje.

Të ngajshme

Shifra marramendëse, zbulohet paga vjetore e Zhegrovës te Juventusi –

KushtrimGuraj

Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Yllka Gashi

Legjenda e Real Madridit shokon të gjithë – merr drejtimin e klubit nga kategoria e katërt në Brazil

Yllka Gashi