Telenews

300 mijë euro dëme – Zjarri bën shkrumb e hi gjithçka në fabrikën e mobileve në Prizren

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një zjarr i madh ka kapluar një fabrikë të mobileve në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale.

Burimet kanë bërë me dije se flakët kanë përfshirë gjithçka që ndodhej brenda objektit, duke lënë kështu të shkatërruara të gjitha makineritë prodhuese, materialet punuese e po ashtu edhe mobilet të cilat ishin të gatshme për shitje.

Sinjali mëson se dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë diku rreth 300 mijë euro, teksa ende nuk dihet çfarë shkaktoi zjarrin i cili bëri shkrumb e hi të gjitha.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin dhe pas shumë përpjekjeve e kanë shuar atë në tërësi, duke ulur rrezikun që të përhapet edhe në objektet që ishin pranë.

Po ashtu njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht zhvillimit të hetimeve.

Të ngajshme

Inspektorati i Punës nxjerr raportin nga inspektimet, ndalohen punimet në 17 raste

Valjeta Turkaj

Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për presidentin

Valjeta Turkaj

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Rrezarta Ramaj