Telenews

Malisheva pa energji elektrike, reagon kryetari Ekrem Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, ministres së Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, KOSTT-it/KEDS-it, që të marrin masa urgjente, që kjo komunë të furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se është viti i dytë më radhë që pikërisht në sezonin e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, për më shumë se 20 orë pa rrymë.

“Mos na diskriminoni, por veproni sepse qytetarët e Malishevës, nuk e durojnë poshtërimin që po ua bëni”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, KEDS mbrëmë ka thënë se mjegulla po ua vështirëson punën ekipeve në terren.

 

Të ngajshme

Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

Blearta

Raportohet se Vjosa Osmani do të takohet me Lumir Abdixhikun

Blearta

E kishte kthyer banesën në ‘bazë’ për përgatitjen e drogës, prangoset 53-vjeçari në Vlorë

Valjeta Turkaj