Telenews

Sulmi ndaj ekipit të Klanit në veri, Lushaku-Sadriu: Të mos tolerohen sulmet ndaj gazetarëve

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të Klan Kosovës në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ku u lënduan gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe vozitësi Elsad Sinani.

Lushaku-Sadriu tha se sulmet ndaj gazetarëve në veri janë tepër shqetësuese.

Ajo i ftoi organet e sigurisë që personat përgjegjës të kapen nga organet e drejtësisë.

“Të mos tolerohen e normalizohen sulmet ndaj gazetarëve në komunat e veriut të vendit. Shërim sa më të shpejtë gazetarëve të Klan Kosovës”, tha e para e Forumit të Gruas së LDK-së.

Të ngajshme

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi

OVL UÇK thërret konferencë për nesër, këto janë temat që do të diskutohen

Yllka Gashi