Reperi i njohur shqiptar Unikkatil ka përjetuar një humbje të madhe së fundmi. Nëna e tij është ndarë nga jeta natën e Krishtlindjes, vite pasi artisti humbi të atin.
Ditën e sotme Unikkatil ka reaguar për humbjen tragjike në mediat sociale. Ai ka postuar një foto të të ndjerës në Instagram me një dedikim shumë prekës.
“Heroina ime ti do të jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia deri ditën që do të takoj sërish,”-ka shkruar reperi.


