Telenews

I riu serb që u lirua sot fotografohet në kufirin Kosovë – Serbi

Nikolla Nedelkoviq nga Beogradi është nisur për në shtëpi. ka thënë avokatja e tij Jovana Filipoviq për mediumin “Kossev”.

Mediat serbe kanë publikuar një fotografi të tij në një pikë kufitare. Për shkak të mbylljes së kufirit në Merdare, “Kossev” raporton se Medelkoviqit i është dashur të kalojë nga pika kufitare në Mutivodë.

I riu serb ishte arrestuar këtë në fund të qershorit, në Gazimestan, për nxitje të urrejtjes. Sipas Policisë së Kosovës, ai kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “vrite shqiptarin”.

Gjykata e Apelit e ka ndryshuar dënimin që shkalla e parë ia kishte dhënë Nedelkoviqit nga tetë muaj në gjashtë.

Nedelkoviqit i është ndaluar që të hyjë në Kosovë për një periudhë njëvjeçare.

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi