Telenews

Raportohet se Dejan Pantiq ka mbërritur në shtëpi

Pas 19 ditësh në paraburgim në stacionin policor në pikën kufitare në Jarinje, djali i Dejan Pantiq, Predrag Pantiq ka konfirmuar se babai i tij ka arritur në shtëpi.

Predrag Pantiq ka thënë për mediumin serb Kosova Online, se babai i tij po ndihet mirë, por se ende nuk kanë pasur kohë të ulen e të bisedojnë dhe se ende nuk u ka treguar se si “është trajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”.

“Ai ndihet mirë, nuk u ankua për trajtimin, nuk patëm kohë të bisedonim sepse të gjithë po telefononin, por e rëndësishme është që ai ka ardhur, është mirë dhe nuk ka probleme të mëdha. Ne jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur”, ka thënë djali i Pantiç për Kosovo Online.

Kujtojmë se, ish-polici serb Dejan Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare në Jarinje, ku pas arrestimit të tij serbët në veri vendosën barrikada duke penguar edhe transferimin e tij në Prishtinë. Ndërsa ditën e sotme, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, atij i’u ndryshua masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi