Telenews

Raportohet se Vuçiq ka “një plan” nëse serbët s’duan t’i heqin barrikadat në Veri

Mediumi serbi Blic, i afërt me regjimin, ka raportuar se Aleksandar Vuçiq nga Rashka u ka thënë serbëve se ka dëgjuar se Stafi i Krizave ka përgatitur disa kushte shumë të vështira për shtetin dhe nëse përgjigjja për heqjen e barrikadave do të jetë negative, duhet t’i thuhet se cili do të jetë plani.

Sipas Blic, ai më tej ka treguar se ai vetë ka një plan, por nuk mund ta prezantojë publikisht.

“Mirë. Por mendoni edhe një herë, më thoni çfarë përfitoni nga ajo dhe çfarë marrim ne nga ajo, dhe unë ju thashë 500 gjëra çfarë marrim ne,” citohet t’u ketë thënë Vuçiq serbëve në Rashkë.

Po ashtu raportohet se për deklaratën e përbashkët të BE-së dhe ShBA-së, Vuçiq ka thënë se nuk ka asnjë fjali të keqe për serbët në të, përkundrazi vetëm të mira.

Të ngajshme

Prokuroria Speciale thotë se Shkëlzen Gashi u intervistua nën dyshimin për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Rrezarta Ramaj

Gjendet shëndoshë e mirë 76-vjeçari nga Fushë Kosova

Rrezarta Ramaj

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

Rrezarta Ramaj