Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, se cila ka qenë marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin për largimin e barikadave.
Madje, Kadrijaj ka thënë se deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së e shpërfaq më së miri mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve, si kusht per heqjen e barrikadave.

