Telenews

AGK kërkon që sulmuesit e gazetarëve të mos amnistohen (VIDEO)

Në akordin e heshtur për debllokimin e rrugëve në veri, palët u pajtuan që të maskuarit që qëndruan në barrikada për gati 3 javë të mos ndiqen penalisht nga institucionet kosovare.

Megjithëkëtë, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thanë se imunitet ndaj arrestimeve, për mbrojtësit ligjorë të gazetarëve nuk duhet pasur në asnjë formë.

‘Maskat’ ishin në llupën e organeve edhe për hedhjen e shok bombave e mjeteve tjera, dhe lënia e tyre në liri u tha se nuk duhet shndërruar në praktikë për të kryer sulme tjera.

Një dakordim të tillë, e kritikoi edhe një deputet opozitar dikur shef policie. Rashit Qalaj i PDK-së tha se gabimisht u veprua edhe në rastet e sulmeve të vitit të kaluar.

Të ngajshme

LDK thërret për nesër konferencë për media

KushtrimGuraj

Balla përkrah protestën: Krejt shqiptarët më 17 shkurt në Prishtinë

KushtrimGuraj

Incident zjarri në Klinikën e Pediatrisë, nuk ka të lënduar, puna vazhdon normalisht

Valjeta Turkaj