Telenews

Veri/ Kurti kërkon rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it

Pas tensioneve të fundit në Veri, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar rritje të numrit të trupave të NATO-s në Kosovë.

“Një rritje e trupave dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”.

Aktualisht janë rreth 3,800 ushtarë të KFOR-it të vendosur në Kosovë, rreth 70 prej të cilëve janë gjermanë.

“Ushtarët gjermanë janë të mirëseardhur në Kosovë”, tha Kurti. Kujtojmë që për 20 ditë, serbët lokalë vendosën barrikada nëpër rrugët në Veri në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq. Pas lirimit të tij nga paraburgimi në arrest shtëpiak, serbët morën vendim që t’i heqin barrikadat.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj