Telenews

Arrestime të shumta në Prishtinë, për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës i ka arrestuar dhjetë persona gjatë një plani operativ në Prishtinë, si të dyshuar për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje, të hënën.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë operacionit policor është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë automjete.

Pas kompletimit të rastit me vendim të prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– (96.6) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë;

– (44.4) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– (1) armë zjarri;

– (2) karikator;

– (17) fishek;

– (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve;

– (4) telefona celular;

– (1) peshore digjitale.

Të ngajshme

Bedri Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, energji më e lirë, rrugë e hekurudha moderne

Erzana Fazliu

“Manipulim”, a janë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë blerje votash 3 ditë para zgjedhjeve?

Erzana Fazliu

Dimër i ftohtë, makinë e ngrohtë – Shijoni udhëtimin pa kompromis

Erzana Fazliu