Telenews

COVID 19: Bota merr masa ndaj shtetasve kinezë, Pekini zyrtar thotë se do të kundërpërgjigjet

masat-”zero-covid-19”-godasin-ekonomine-ne-kine

Kina reagoi ndaj kufizimeve për shtetasit e saj nga disa vende të botës, teksa numri i të prekurve me Covid-19 vijon të rritet në vend. Sipas Ministrisë Jashtme, kufizimet e hyrjes janë të paarsyeshme dhe kanë mungesë të bazës shkencore.

“Ne jemi kundër përpjekjeve për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për qëllime politike dhe do të marrim masat përkatëse në situata të ndryshme sipas parimit të reciprocitetit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, në një konferencë të rregullt për lajmet në Pekin.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Australia dhe disa vende te tjera kërkojnë teste Covidi për udhëtarët nga Kina. Të mërkurën pritet një takim i Bashkimit Europian për një vendim të përbashkët për sa i përket situatës në Kinë.

Të ngajshme

OBSH paralajmëron rritje të rasteve të hantavirusit në javët e ardhshme

KushtrimGuraj

Qeveria britanike në krizë, Starmer pranon dorëheqjen e parë

Valjeta Turkaj

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Valjeta Turkaj