Telenews

Hajnat bëjnë gërdi në Ferizaj, vjedhin para dhe stoli të arit në vlerë mbi kaq mijë euro

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi e cila gjendet në magjistralen Ferizaj-Shkup dhe nga aty kanë arritur të vjedhin para dhe stoli të arit në vlerë mbi 40 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur të dielën pak para mesnatës. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se po ashtu janë vjedhur edhe dy armë.

“Nga informatat e para është mësuar se rreth orës 17:00, pronari i shtëpisë A.P ( M/) 38 vjeçar së bashku me anètarët tjerë të familjes kishin dalë nga shtëpia dhe me tu kthyer rreth orës 23:00 kanë vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë nga dritarja e shtëpisë dhe nga aty, sipas viktimës kanë vjedhur: 38 mijë euro para kesh, stoli ari në vlerë 3 mijë euro , një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, për të cilat posedon leje”, tha ai.

Të ngajshme

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

​Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

KushtrimGuraj

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani