Telenews

Manchester me fitoren e katërt radhazi, vazhdon forma e mirë

Manchester United e ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Premierligë, duke konfirmuar se po kalon nëpër një formë të mirë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi pastër ndaj Bouremouthit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 3:0.

Casemiro (23′), Luke Shaw (49′) dhe Marcus Rashford (86′) shënuan në fitoren e “Djajve të Kuq”.

Manchester United pas kësaj fitore ka 35 pikë në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Newcastle United një pozitë me lartë.

Bournemouthi ndodhet në pozitën e 16-të me 15 pikë.

Të ngajshme

Kombëtarja e Kosovës rikthehen në stërvitje, përgatitjet për duelin ndaj Austrisë

Yllka Gashi

Dedikimi i golit të Muriqit për çlirimtarët, Kuririt serb “i dhemb zemra”, e quan skandal

Yllka Gashi

Trajneri i Irlandës pas humbjes: Fitore e merituar për Kosovën, mund të shënonin edhe më shumë –

KushtrimGuraj