Telenews

Kaosi në Hib Petrol – Ky është i riu që tmerroi klientët duke hedhur sprej

Një grup qytetarësh që po shërbeheshin në restorantin e Hib Petrol në Gjilan kanë përjetuar kaos të mërkurën për disa momente. Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale shiheshin qytetarët duke ikur nga restoranti të tmerruar.

Sipas tregimeve të vizitorëve, aty ishte lëshuar një lloj gazi që ka shkaktuar probleme të theksuara me frymëmarrje te mysafirët prezentë.

Siç mëson Sinjali, personi që u identifikua nga Policia është Lumbardh Kqiku, cili po dyshohet se ka hedhur sprej derisa ishte në lokal bashkë me vëllezërit e tij. Për motive akoma të panjohura ai ka spërkatur me sprej në dyshime, me ç’rast ka tmerruar personat që ndodheshin brenda. Nuk dihet nëse këta klientë ishin helmuar. Por, dyshohet se ata kishin probleme të theksuara me frymarrjen pasi që dhe në video shihet duke mbyllur gojën.

Sipas tregimeve të vizitorëve në restauront, besohet se është lëshuar një lloj gazi që ka shkaktuar probleme të theksuara me frymëmarrje te mysafirët prezentë!

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, pas orës 24:00h.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj