Telenews

Përfundon pa ndonjë incident protesta në Shtërpcë

Protesta e serbëve në Shtërpcë ka përfunduar pa incidente dhe e qetë.

Në protestë thuhet të kenë marrë pjesë edhe serbë nga zona të tjera të Kosovës. Në disa prej pankartave shkruante “Kurti, fëmijët nuk ua falim!”, si dhe “Evropë, çfarë faji kanë fëmijët tanë!”.

Të pranishëm ishin edhe drejtues dhe pjesëtarë të Listës Serbe. Po ashtu, atje dolën për monitorim edhe forca të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Para se të fillonte protesta, Policia e Kosovës ka bërë të ditur rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë, nga ora 11:30, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj