Telenews

BM Group fillon punën për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikë – Natyrore

Ka filluar rrethimi i parcelës ku do të ndërtohet objekti i ri i Fakultetit të Shkencave Matematikë – Natyrore i Universitetit të Prishtinës.

Ky objet do të ndërtohet në zonën e Fakultetit Teknik në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet, transmeton Telenews.al

“Bazuar në planifikimet aktuale, brenda këtij muaji ose në fillim të muaji tjetër, më së largu, do të fillojë ndërtimi i objektit në fjalë”, është thënë në përgjigjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lidhje me startin e këtyre punimeve.

Të kujtojmë se fituese e tenderit për ndërtimin e këtij objekti modern, është përzgjedhur kompania gjigante e ndërtimeve të të gjitha llojeve, BM Group.

Në të kaluarën por edhe tash kjo kompani, ka realizuar dhe vazhdon të realizojë projekte të shumta në Kosovë dhe jo vetëm, për të qenë lidere në realizimin e nevojave nga institucionet publike dhe private në vend.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”

Yllka Gashi

Krimet Ekonomike zbarkojnë në Federatën e Futbollit Kroat

Yllka Gashi

Mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve të parë të sivjtëm

Yllka Gashi