Telenews

Shqipëria përgatitet për reshje intensive, Peleshi angazhon Forcat e Armatosura

Një valë e parë e reshjeve të borës dhe shiut në Shqipëri ka kaluar pa shumë trazira dhe situata emergjence, por një fluks i ri, akoma më intensiv reshjesh, pritet të vijë rreth datës 20 janar në vend.

Për këtë arsye, Forcat e Armatosura janë angazhuar tërësisht në terren, për të shmangur çdo mundësi të bllokimit të rrugëve.

“Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në nivel kombëtar 1 mijë e 200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje”, shkruan ai në median e tij sociale Facebook.

Në bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan, do të ketë monitorim më të imtë, për shkak edhe se këtu pritet të jenë problematikat më të mëdha.

Teksa, një thirrje ka shkuar për qytetarët në zonat e rrezikuara, për të bërë kujdes me lëvizjet në orët në vijim dhe për të shmangur kalimet në rrugët me prezencë uji.

Të ngajshme

“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar

Valjeta Turkaj

50% e shkollave në Prishtinë kanë probleme sigurie

Valjeta Turkaj

Oferta speciale për Fitër Bajramin në Al Trade Market!

Valjeta Turkaj