Telenews

ZPS-ja: Jemi duke pregatitur një kërkesë për të shtuar prova materiale

Në seancën pregatitore për gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, nga ZPS-ja kanë thënë se janë duke pregatirur një kërkes për të shtuar prova materiale.

Në pyetjen e gjykatësit lidhur me fazën e pregatitjes, nga ZPS kanë thënë se nuk kanë  ndonjë kërkesë plotësuese për të shtuar dëshmitarë në këtë pikë.

Më tej, është thënë se një kërkesë për shtimin e provave materiale po shpresojnë ta dorëzojnë deri në fund të muajti.

“Në varësi të masave mbrojtëse gjithcka është nxjerrë, nuk kemi ndonjë kërkesë plotësuese për të shtuar dëshmitarë në këtë pikë, jemi duke pregatitur një kërkesë për të shtuar prova materiale që shpresojmë ta dorëzojmë deri në fund të muajit”, kanë thënë nga ZPS-ja.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi qe dy vite ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuza për krime lufte. / Gazeta10

Të ngajshme

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi

Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, studentët nisin të mblidhen

Yllka Gashi