Telenews

Propozohet dita e parë e fillimit të gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Një marsi propozohet si data e fillimit të gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, raporton Gazeta10.

Gjyqtari që po drejton seancën ka pyetur nëse ka ndonjë gjë të re që pengon fillimin e senacës më 1 mars ashtu si është planifikuar.

“A ka dalë ndonjë gjë, ndonjë cështje e re që pengon qysh nga takimi ynë i fundit, që pengon synimin tonë për të filluar gjyqin me 1 mars 2023 sikuse kemi është planfikuar”, ka pyetur gjyqtari.

Nga ZPS-ja është thënë që janë gati që të fillohet me 1 mars.

“Ne jemi në një pozicion si herën e fundit, ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars, dhe jemi gati të fillojmë me një mars”, kanë thënë nga ZPS-ja.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë se janë gati për të filluar me këtë datë.

“Po, ne jemi gati të fillojmë me një mars”, ka thënë ai.

Avokati i Kadri Veselit ka thënë se mund të fillohet me 1 mars me gjykimin.

“Parimisht nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të fillojmë me një mars”, ka thënë Emmerson.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi qe dy vite ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuza për krime lufte.

Të ngajshme

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi

Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, studentët nisin të mblidhen

Yllka Gashi