Telenews

Chelsea me ofertë të përmirësuar për Caicedon

Chelsea është duke përgatitur një ofertë të re për mesfushorin e Brightonit, Moises Caicedo.

Blutë kanë dështuar tashmë me një ofertë për reprezentuesin e Ekuadorit.

Caicedo ka qenë subjekt i një interesi të madh nga Chelsea dhe Liverpool, pasi skuadrat me performancë të dobët kërkojnë të forcojnë qendrën e mesfushave të tyre përkatëse.

Blutë kanë testuar Brightonin me një ofertë fillestare prej 62 milionë euro dhe tani po mendojnë ta ndjekin atë me një ofertë të përmirësuar për yllin e mesfushës – që besohet të jetë mbi 70 milionë.

Skuadra e Graham Potter shpreson të përforcojë departamentin e tyre të mesfushës këtë muaj dhe ka identifikuar ekuadorianin si një opsion të mundshëm, raporton Daily Mail.

Ishte pikërisht trajneri i Chelseat që e kishte transferuar Caicedon te Brightoni dy vjet më parë dhe është i prirur të ketë një ribashkim me mesfushorin në Stamford Bridge.

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj