Telenews

Escobar jep deklaratën e fortë: Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, do t’ja arrijmë qëllimit

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po beson se mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet qëllimi që duan nga dialogu mes të të dyja palëve.

Ai në një intervistë për gazetën kroate, ka theksuar se ka parë reagime pozitive ndaj propozimit aktual për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

Megjithatë, ai ka shfaqur qëndrimin e tij mbi të gjitha, duke thënë se Kosova, e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.

”Ata kanë shqetësimet e tyre. Mendoj se kemi ende punë për të bërë, por besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, është një partner i mirë dhe nuk shoh asnjë dyshim. Unë mendoj se do të arrijmë atë që duam”, tha Escobar.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 22 shtator

Rrezarta Ramaj

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi