Një e mitur në Gjakovë ka raportuar në polici se në vazhdimësi ishe ngacmuar seksualisht nga një person.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare (e mitur), ka informuar se në vazhdimësi ishe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë .

