Telenews

Vedati rrëfen historinë në stacionin e trenit në Bllacë

Banori i Big Brother Vip Kosova, Vedati, ka rrëfyer eksperiencat e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë me banorët e tjerë.

Ai ka treguar momentin se si ka mbetur gjashtë ditë duke qëndruar në Bllacë për të hipur në tren.

“Në Bllacë, kam qëndruar për gjashtë ditë. Në stacion të trenit ka qenë interesant, ishte data 1 prill, trenat kalonin, kishte shumë qytetarë”.

“Në pjesën lartë, qëndronin paramilitarët me armë se mos po ikte ndokush. Ne ishim në trenin ku e ndalën të ndjerin Fehmi Aganin, kur e larguan atë nga treni”, ka thënë Vedati para banorëve të tjerë.

Ai tha se e kishte shumë probleme edhe të hipte në tren, pasi dyert ishin të mbyllura. Derisa, theksoi se edhe sot nuk e di metodën se si kishte hipur në tren.

Të ngajshme

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Yllka Gashi

“Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

Yllka Gashi