Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vendosur disa “njoftime për të pame” në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në fletushka të shumta kanë shkruar se “kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë popullin e Kosovës, se kanë vdekur të gjitha kauzat me të cilat erdhi në pushtet Albin Kurti”, thuhet në afishet e vendosura në hyrje të Qeverisë.
Ky aksion i tyre vjen pasi Miroslav Lajcak ka lënë të kuptohet se në një farë forme Kurti është pajtuar që Asociacioni duhet të bëhet.
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin historikisht ka qenë kundër Asociacionit.


