Një gjendje katastrofale po mbizotëron në palestrën e sporteve ”Bill Clinton” në Ferizaj.
Ka 5 muaj që kjo palestër një pjesë të saj e ka pa dritare dhe sportistët detyrohen të vazhdojnë aktivitetin në kushte të ttmershme, aq më tepër që tash jemi në stinën e dimrit, shkruan Telenews.al
Edhe ashtu temperaturat në palestrat tona, janë në minus të madhe ngase shumica e tyre nuk posedojnë fare pajisje për ngrohje të hapësirës e sikur të mos mjaftonte kjo, një pjesë e palestrës në Ferizaj nuk ka as dritare.
Gazetari i sportit në të përditshmen, Bota Sot, Kemajl Goca ka publikuar një fotografi ku shihen volejbollistët e ”Fer Volley”, duke u munduar që të mbulojnë hapësirën pa dritare, duke improvizuar me disa copëza druri e me najlon dhe duke tentuar që ta mbyllin hapësirën mbi 5 metra pa dritare.

Natyrisht, që ky është një turp i madh për përgjegjësit e kësaj skene, që vazhdojnë ta lejojnë një situatë të tillë tragjiko-komike në shekullin 21 në një vatër të sportit në vendin tonë. /Telenews.al/

