Presidentja Vjosa Osmani do të dërgojë përfaqësues të saj tek ambasada amerikane, në diskutimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari për Media në presidencë, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do ta dërgoj një përfaqësues të Kabinetit të saj në këtë takim”, thuhet në përgjigjen e Kupinës.
Diskutimi pritet të mbahet më 31 janar, i cili sipas ambsadës, bëhet me qëllim që të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

