Telenews

New York: Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku

Një 23-vjeçare nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari Beqir Sina, i cili tha se nga burime të shtypit lokal mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste veturën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore.

Viktima A. S., vdiq në vendngjarje nga plagët e marra.

Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj