Telenews

Kurti përkujton dëshmorët në Rogovë të Hasit

Në 24- vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, kryeministri i vendit Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.

Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kurti bëri homazhe dhe kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi. Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit.

Kryeministri Kurti kujtoi dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë ​më 28 janar 1999.

Të ngajshme

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj

Çiljeta jep mesazhin e fortë në kohën e protestave në Tiranë

Rrezarta Ramaj