Telenews

Skandaloze: Top Channel ndanë ‘kufirin’ me vllezërit kosovar, bllokon videot e Prime-ve në Youtube për Kosovë, por jo edhe mesazhet që mbushin arkën e televisionit

Reality Show i njohur ‘Big Brother VIP Albania’ ka nisur transmetimin e edicionit të dytë më 24 dhjetor të vitit 2022. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm që pati vitin e kaluar si duket ekipa e tij në heshtje ka punuar shumë për një edicion ‘të ndezur’ që po e ofrojnë kësaj here.

Efekti që ka spektakli u ndie jo vetëm në Shqipëri, kjo pasi ai përcillet në masë të madhe edhe në Kosovë, madje të Shtunën dhe të Martën kosovarët nuk po dalin nga shtëpia ‘për më të madhin zor’.

Vitin e kaular edhe shqiptarët e Kosovës mund të shihnin emisionet e plota të Prime-ve në kanalin e Top Channel në Youtube, por këtë vit si duket gjërat kanë ndryshuar me nisjen e Big Brother VIP Kosova.

Televizioni si duket ka ndarë ‘mexhën’ me vllëzrit kosovar, duke bllokuar kështu videot për shikim në shtëtin e Kosovës, por jo edhe sms-të të cilët mbushin arkën e televiozionit e që nga Kosova janë të shumtë, shkruan InfoKosova.

Nësë nuk keni një kabllor që transmeton kanalin e Top Channel ju nuk mund të shihni as edhe një Prime të BBVA përpos disa videove 2 minutshe nga ngjarje të ndryshme të ndodhura brenda shtëpisë.

Ende nuk dihet se përse Top Channel morri një vendim të tillë, por ajo që dimë është se efekti i këtij reality show është mjaft i madh në Kosovë, prej nga vjen edhe një pjesë e madhe e shikueshmëris.

Të ngajshme

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj

Çiljeta jep mesazhin e fortë në kohën e protestave në Tiranë

Rrezarta Ramaj