Telenews

Arrestohet i dyshuari që ishte në kërkim nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 28 janarit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Policia bëri të ditur se personi i dyshuar po kërkohej nga policia, që nga data 11 janari i këtij viti.

I dyshuari ishte i kërkuar për këto vepra penale: “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës”.

Tutje, në njoftim thuhet se ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Të ngajshme

Çiljeta jep mesazhin e fortë në kohën e protestave në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

ASK: Biznes, Administratë dhe Ligj – fushat më të preferuara nga studentët në Kosovë

Rrezarta Ramaj