Telenews

Qeveria mban mbledhje, pritet publikimi i koeficientit të pagave

Qeveria sot do të mbajë mbledhjen123-të të saj, ku sipas raportimeve, pritet publikimi i detajeve rreth koeficientit të pagave.

Mbledhja është planifikuar të fillojë  në ora 10:00.

Ndërkohë, mbrëmë Qeveria po ashtu zhvilloi mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën miratoi dy vendime:

  • Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe
  • Vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025. ​

Të ngajshme

SHBA ndalon importin e gomave Linglong nga Serbia

Donat Hashani

Berjani thotë se është stabilizuar çmimi i naftës në Kosovë

Erzana Fazliu

Sada kërkon nga Qeveria realizimin e subvencioneve për fermerët

Donat Hashani